Modelet më të mira të SmartPhone-ve

                 Ja cilat janë disa nga modelet më të suksesshme:
Iphone 5 -  Menjëherë pas hedhjes në treg, iPhone 5 u bë telefoni me shitjen më të shpejtë në botë. Brenda 24 orëve të para, Apple shiti më shumë se 2 milionë telefona, për ta përmbyllur fundjavën e parë me 5 milionë njësi të shitura.
Samsung Galazy S3 - Ishte një vit i suksesshëm për kompaninë, pasi prodhuesi i famshëm e kaloi rivalin Nokia për t’i zënë vendin e parë në nivel global. Samsung është prodhuesi numër 1 në botë për telefona. Një pjesë e madhe e këtij suksesi ka qenë pikërisht modeli i saj i fundit Galaxy SIII, shitjet e të cilit kanë arritur në 10 milionë shumë shpejt, ndërsa pas dy muajve kompania e ka dyfishuar këtë numër të njësive të shitura. Nexus - Telefoni i Google, i cili është pjesë e linjës së pajisjeve Nexus dhe ofrohet për një çmim të ulët, duke filluar prej 299 dollarësh për modelin me 8GB, ka thyer rekordet e shitjes në Google PlayStore, sepse konsumatorët e shumtë mezi prisnin që të kenë në duar një pajisje mobile, të mbështetur nga Google dhe LG.
Nokia Lumia 920 Përfundimisht, Nokia ka arritur të hedhë në treg modelin e saj të ri të telefonit Lumia, i cili bazohet në Windows Phone 8, version i cili e përmirëson harduerin dhe softuerin e pajisjes. Sipas vlerësimeve të analistëve, Nokia Lumia 920 tejkalon modelin e HTC 8X, për shkak të inovacionit dhe karakteristikave unike, të cilat i sjellë ky telefon.
 HTC One X - Duke vuajtur nga fakti se ofronte telefona të ndryshëm, për segmente dhe çmime të ndryshme, HTC ka krijuar një vizion të ri me hedhjen në treg të linjës së modeleve të avancuara, si HTC One, të cilin më pas e ka pasuar me HTC One X+

0 comments: