A
Account Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme operative
shumëpërdoruesish, e çdokujt përdoruesi i autorizuar nga administratori
i sistemit. Ky veprim ka qëllime identifikuese dhe sigurimi. Përmban
një emër përdoruesi dhe një password (shih).
Agent Program që ka për detyrë të kërkojë informacione mbi një temë të
specifikuar nga përdoruesi. Përdoret edhe për të treguar një program në
gjëndje t’i bëjë të ditur përdoruesit që një proces ka përfunduar ose që
një ngjarje e parashikuar ka ndodhur.
Akamai Shoqëri e krijuar nga një kërkues i MIT, me qëllimin të
përmirësojë shërbimet (shpejtësi, efiçencë etj) të Internetit. Mund të
arrihet në adresën url: www.akamai.com/company...gins.html. Kuptimi i
vërtetë nga gjuha Hawaiane: “i mençur, i zgjuar”.
Applet Kod i shkurtër programimi. Përdoret veçanërisht në referim të
aplikimeve të gjuhës Java (shih) sipas normave të thirrura nga një një
faqe HTML.
Arpanet Rrjet i realizuar më 1969 nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA
nëpërmjet Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi të është
eksperimentuar dhe ndërtuar Interneti.
B
Backbone Rrjet lidhjeje me shpejtësi të lartë ndërmjet qëndrave të
komutimit (shih), Kuptimi fjalë për fjalë “shtylla kurrizore”.
Band Gamë e vazhdueshme frekuencash e përdorur për një qëllim të veçantë, për shembull transmetime të dhënash.
Bandwidth (gjërësi bande) Matje e kapacitetit të komunikimit ose
shpejtësisë së transmetimit të një qarku a një kanali. Matet në bps (bit
për sekond) nëse qarku është dixhital dhe në Hz (cikle në sekond) nëse
është analogjik.
BBS Akronim i Bulletin Board System, buletin elektronik në të cilin
përdoruesit mund të lënë mesazhet e tyre. Shumë BBS kërkëjnë
regjistrimin e përdoruesit.
Bit Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njësia minimale e informacionit që
përdoret nga kalkulatorët. Në formë binare, bit-i mund të jetë 1 ose 0
ose një kusht logjik i vërtetë ose i rremë. Një grup prej 8 bit përbën
një byte (shih).
Bombim Ndërprerja drastike e proceseve funksionale të një kompiuteri;
shpesh për shkak të një përdorimi të gabuar të hapsirave të memories.
Boot Ndezja e kompiuterit ose e startup.
BPS Akronim i "Bit Për Sekond". Bit në sekondë, përmasa e shpejtësisë së një modem-i.
Browser Software që i lejon përdoruesit të vizualizojë dokumenta HTML të
nxjera nga World Wide Web, nga një rrjet tjetër ose nga vet kompiuteri i
tij. Pjesa më e madhe e browser-ave janë edhe në gjëndje të hapin file
audio dhe video. Kuptimi fjalë për fjalë do të thotë “shfletues”.
Byte Shkurtim i binary term. Njësi informacioni e përbërë nga një
sekuencë prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftësitë e memorizimit të një
kompiuteri janë përgjithësisht të shprehura si shumfish të byte:
kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo
gigabyte (1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojnë edhe sisteme në të
cilët byte-i është i përbërë nga më pak ose më shumë se 8 bit. Mos
ngatërroni shkurtimin e byte, B e madhe, me atë të bit, b e vogël.
C
Cache Pjesë e memories së kompiuterit, në të cilën ruhen përkohësisht disa të dhëna.
Carrier Furnizues shërbimesh telekomunikacioni i cili posedon çentrale komutimi (shih) në rrjet.
CERN Laborator europian i fizikës bërthamore në të cilin u zhvillua
konferenca e parë mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes së
teknologjisë WWW. Kërkimet mbi teknologjinë WWW dhe përcaktimi të
standarteve relative i janë besuar tani World Wide Web Consortium-it
(W3C www.w3.org).
Chat Bashkëbisedim në kohë reale midis shumë personave nëpërmjet kompiuterit.
Cyberspace Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, që
tregon ambientet e reja virtuale të krijuara nga interaksioneve
inovative sociale që ndodhin nëpërmjet komunikimit informatik.
Client Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime
të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i
quajtur server (shih).
Cookie Bllok të dhënash (në format teksti) i memorizuar nga një server
në Web mbi një sistem klient. Përdoren për të identifikuar përdoruesit,
për të udhëzuar serverin të dërgojë një version të personalizuar të
faqes Web që kërkohet, për të dërguar të dhëna të account-it të
përdoruesit dhe për qëllime të tjera administrative.
Cracker Person që kalon përmasat e sigurimit të një sistemi informatik
dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Përgjithësisht me qëllimin e vetëm të
hyjë në sistem.
Cracking Veprim kopjimi ilegal i software tregëtar, duke dhunuar dhe thyer çelsat e mbrojtjes dhe regjistrimit të përdorura.
Crash Ndërprerja e një programi ose dëmtimi i një njësie të diskut. Një
crash programi shkakton humbjen e të gjitha të dhënave të pa ruajtura
dhe mund ta lejë sistemin operativ aq të paqëndrueshëm sa mund të ketë
nevojë për një rindezje të kalkulatorit.
D
Database Është një bashkësi të dhënash. Përmban kërkimin, renditjen,
rikombinimin, “shikimet” e shumfishta apo livelet e abstragimit të të
dhënave që ndodhen poshtë. Përkthimi fjalë për fjalë është banka e të
dhënave.
Decompression Metodë kodifikim/dekodifikim i sinjaleve që lejon të
transmetojë (ose arkivojë) më shumë informacione se ato që ndryshe do të
gjenin hapsirë fizike në memorie.
Dedicated Dispozitiv, program ose procedurë të rezervuara për një detyrë
apo një funksion unik. Për shembull quhet “Linjë e dedikuar” një linjë
komunikimi private e marrë me qira nga një shoqëri telekomunikacionesh.
Demo Version me përmbajtje funksionalisht të kufizuar i një software-i
që shpërndahet falas për qëllime demostrative dhe reklamuese. Shkurtim i
“demo(nstration)”, demostrim.
Desktop Zona e ekranit në të cilën shfaqen të gjitha dritaret e aplikimeve. Kuptimi fjalë për fjalë “tryezë”.
Dial-Up Lidhje me një rrjet PC e kryer nëpërmjet thirrjes telefonike.
Digital firm Rezultat i procedurës informatike e bazuar mbi një sistem
çelsash asimetrik çift, një publike dhe një private, që i lejon
nënshkruesit, nëpërmjet çelësit privat, dhe marrësit, nëpërmjet çelësit
publik, të shfaqin dhe të verifikojnë prejardhjen dhe integritetin e një
dokumenti informatik apo një bashkësie dokumentash informatik.
DNS Akronim i Domain Name System, sistem emërtimi i domain-it. Një PC i
dedikuar me një database kryen konvertimin e emrit të host-it (shih) në
një adresë IP (shih).
Domain Është pjesa e fundit e një adrese Interneti, si “.com”, “.it”,
“.fr”, “.de” etj. Në gjeografinë e rrjetit, domaini kufizon dhe
identifikon një pjesë të rrjetit. Identifikuesi i një host-i ripërmbledh
hierarki të ndryshme domainesh dhe nëndomainesh.
Download Veprimi i transferimit dhe kopjimit të file-ve me natyrë të
ndryshme nga një kompiuter tjetër në PC personal. “Shkarkim”
Driver Software ose seri udhëzimesh që i lejojnë kompiuterit të komunikojë me një dispozitiv tjetër.
E
E-mail Electronic mail ose postë elektronike. Metodë komunikimi e bazuar
mbi kompiutera të lidhur në rrjet, në të cilin një a më shumë përdorues
dërgojnë/marrin mesazhe elektronike duke përdorur një program drejtimi
të postës elektronike.
Extranet Rrjete me teknologji Internet qëllimi i të cilave është të
lidhin ndërmjet tyre në mënyrë të mbrojtur rrjete lokale gjeografikisht
të largëta.
F
FAQ Akronim i Frequently Asked Question, pyetje të kërkuara shpesh.
Firewall Një dispozitiv hardware dhe/ose software që për motive sigurimi
vendoset ndërmjet një rrjeti lokal dhe pjesës së jashtme, duke kryer
funksionin e filtrit mbi paketat e të dhënave në hyrje dhe në dalje.
Freeware Program për kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vënë në
dispozicion në Internet ose nëpërmjet grupesh përdoruesish. Zhvilluesit e
një software të tillë shpesh mbajnë ta gjitha të drejtat dhe
përdoruesit nuk janë doemosdoshmërisht të lirë të kopjojnë apo
shpërndajnë më tej programe të tilla.
FTP Akronim i File Transfer Protocol, protokoll (shih) për trasferimin e file-ve.
G
Gateway Konvertues protokolli. Një nyje specifike e aplikimit që lidh
ndërmjet tyre rrjete me karakteristika të ndryshme. Konverton kodet e të
dhënave dhe protokollet e transmetimit për të garantuar ndëroperimin.
GIF Akronim i Graphics Interchange Format. Format standart për file-at
grafike në WWW. Shumë i përhapur sepse përdor një metodë kompresimi të
integruar që zvogëlon përmasat e file-it.
GUI Akronim i Graphical User Interface, interface grafike.
H
Hacker Person hollësisht i aftë në analizën dhe përdorimin e sistemeve
të kalkulatorëve. Shpesh e përdorur në sens negativ për të identifikuar
ata që falë aftësive të tyre, hyjnë ilegalisht në sistemet e
kalkulatorëve. Term amerikan i përkthyeshëm në shqip “ai që i fut duart
gjithkund”. Shih edhe "cracker".
Hacker Crackdown Operacion policor i kryer në 1990 në SH.B.A. kundër
hacker-ave informatik. E para në llojin e saj dhe më e zgjeruara e më e
organizuara nga çdo përpjekje e mëparshme.
Home Page Faqja kryesore e një adrese interneti, nga e cila mund të niset navigimi.
Host Kompiuter, i lidhur në rrejt me kompiutera të tjerë, që zotëron informacione ose shërbime.
HTML Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhë "e kodifikuar" për
formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative.
Gjuha html kundrashënon tekstin dhe grafikën në një dokument, në mënyrë
që të udhëzojë si browserat duhet të vizualizojnë elementet e mësipërm
që tu përgjigjen veprimeve të përdoruesit. Kuptimi fjalë për fjalë:
“Gjuhë markimi hiperteksti”
HTTP Akronim i HyperText Transfer Protocol, protokoll (shih) për transferimin e të dhënave në formatin hipertekstual.
Hypertext Përshkruan një tip eksplorimi interaktiv në linjë. Lidhjet e
mbyllura në fjalë apo në fjalitë i lejojnë përdoruesit të selektojë
tekstin (duke bërë klik me mouse) dhe të vizualizojë menjëherë
informacionet dhe materialin e lidhur me të.
I
IMAP4 Versioni i katërt i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message
Access Protocol. Protokoll në gjëndje t’i drejtojë mesazhet direkt në
serverin e postës. Në këtë mënyrë është e mundur t’i hedhësh të gjithë
mesazhet në server dhe të shkarkosh vetëm titullin e tyre. Protokoll
tejet i përdorshëm nëse ke mesazhe që përmbajnë attachment me përmasa të
larta dhe në rastin kur do t’i ndashë mesazhet mes shumë përdoruesish
ose thjesht mund të hysh në kutinë e postës tënde nga kompiuter të
ndryshëm.
Internet year Njësi matjeje kohore që i korespondon 7 vjet në botën fizike.
Intranet Rrjet lokal që –edhe pse nuk është e përdorshme nga jashtë– përdor teknologji Interneti.
IP (adresë) Numër binar me 32 bit (4 byte) që identifikon në mënyrë
univoke një kalkulator host (shih) i lidhur me Internet dhe me
kalkulatorë të tjerë, me qëllimin të arrijë komunikimin nëpërmjet
transferimit të paketave. Nja adresë IP paraqitet në këtë formë:
212.141.53.165
ISDN Akronim i Integrated Services Digital Network, Rrjet digital me
shërbime të integruar. Sistem transmetimi i të dhënave me linjë
telefonike, nëpërmjet lidhjeve të veçanta. Garanton një shpejtësi më të
lartë transmetimi.
ISP Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i shërbimit për
hyrjen në Internet, pa ndërmjetësinë e të cilit nuk do të ishte e mundur
lidhja me rrjetin.
J
Java Gjuhë programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe përdoret për realizimin e aplikimeve të shpërndara në rrjet.
JPEG Akronim i Joint Photographic Experts Group. Standart i përhapur që
përdoret për pamjet fotografike. Shumë browser web pranojnë pamjet JPEG
si formati standart për vizualizimin e file-ave.
K
Kernel Pjesa qëndrore e një sistemi operativ. Drejton memorjen, file-at
dhe periferiket, mban të azhornuar datën dhe orën, lançon aplikimet dhe
cakton burimet e sistemit.
Klient Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime
të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i
quajtur server (shih).
Kompresim Metodë kodifikim/dekodifikimi të sinjaleve që lejon
transmetimin (ose arkivimin) të më shumë informacioneve nga ato që mund
të kishin gjetur hapsirë fizike në suportin e memorizimit.
Komutim Modalitet komunikimi që përdor lidhje të përkohshme dhe jo të
përhershme për shkëmbimin e informacioneve ndërmjet dy përdoruesve. Në
rrjetet e kalkulatorëve komutimi i paketës i lejon të dhënave (paketa)
të vihen në rrugë (komutuar) nëpërmjet stacioneve ndërmjetëse që, së
bashku, shërbejnë për të lidhur dërgues dhe marrës.
Konvergjencë Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, për
shembull kur komunikime telefonike dhe informatike konvergojnë në fushën
e telekomunikimeve. Edhe “të arrijnë së bashku”.
L
LAN Akronim i Local Area Network, rrjet privat e kufizuar brenda 10 km
për bashkëndarjen e burimeve (HD, printera, modem-a dhe periferike të
tjera).
Logoff Procedurë dalje nga një kompiuter host. Edhe logout.
Logon Procedurë hyrje në një kompiuter host. Edhe login.
M
Mailing List Listë emrash dhe adresash poste elektronike të grupuar nën
një emër të vetëm. Duke dërguar një e-mail në adresën që përfaqëson të
gjithë listën, dhe automatikisht ose me ndërhyrjen e moderuesit të
mailing list, do të ridërgohet të gjithë pjestarëve të asaj mailing
list.
MIME Akronim i Multipurpose Internet Mail Extensions. Standart që shtrin
SMTP-në (shih) për t’i lejuar të dhënave me natyrë të ndryshme, të
transmetohen nëpërmjet postës elektronike.
Modem Akronim i derivuar nga bashkimi MODulator-DEModulator. Dispositiv
komunikimi që i lejon një kalkulatori të transmetojë nëpërmjet një linje
telefonike standart, duke konvertuar sinjalin nga analogjik në dixhital
dhe anasjelltas.
Motor kërkimi Program i arritshëm nëpërmjet rrjetit i cili është në
gjëndje të indikojë dhe furnizojë, sipas kërkesës së përdoruesit,
informacione të pranishme në Internet.
MP3 Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format që lejon kompresimin e file-ave
zanorë duke mbajtur një cilësi të krahasueshme me atë të një CD audio.
MPEG Standart kompresimi të pamjeve në lëvizje.
Multimedialitet Kombinim i tingujve, grafikës, animacionit dhe videos.
Për PC-në këta tipe të ndryshme të të dhënave nuk janë veç bit.
N
Nerd Në gjuhën rinore amerikane tregon një përson të fiksuar, të pafatë
dhe pak jashtë mendjes. Shpesh identifikohet me “maniakun” e
kompiuterit.
Network Sistem elementësh të ndërlidhur për të vendosur një komunikim
lokal ose të largët (remot) (me zë, video, të dhëna, etj) dhe për të
lehtësuar shkëmbimin e informacioneve midis përdoruesve me interesa të
përbashkët. Mund të jetë i thjeshtë, me një kabëll prej pak metrash i
shtrirë midis disa kompiuterave, ose kompleks, si qindra mijra
kompiutera në të gjithë botën të lidhur me kabllo me fibra optike, linja
telefonike dhe satelitë. Nga anglishtja “rrjet”.
Newbie Përdorues i ri dhe jo ekspert i rrjetit.
Newsgroup Grupe diskutimesh mbi tema specifike që gjenden në Internet.
Për të lexuar mesazhet dhe të marrësh pjesë në diskutimet duhet të jesh i
regjistruar në këto newsgroup.
O
Off line Përshkruam kushtin se kur nuk je i lidhur në Internet (ose më përgjithësisht me një sistem telematik).
On line Ajo që është lidhur me një sistem telematik. Thuhet edhe për
përdoruesit kur përdorin një kompiuter i cili vet është i lidhur.
Paralel Modalitet transmetimi të të dhënave dhe bit-ve të kontrollit njëkohësisht mbi fije të lidhura paralelisht.
P
Password Bashkësi karakteresh alfanumerike që, të shoqëruara me një emër
përdoruesi (user name), përcaktojnë në mënyrë univoke atë përdorues dhe
e vërtetojnë për hyrjën në një seri burimesh. Nga anglishtja “fjalë
kalim”.
PCMCIA Akronim i Personal Computer Memory Card International
Association. Shoqatë konstruktorësh dhe furnizuesish e lindur veç me
qëllimin për promovimin dhe përhapjen e PC Card. Kjo e fundit është një
dispozitiv i heqshëm, e cila ka formën të ngjashme me një kartë krediti,
e cila mund të përmabjë memorie të tipeve të ndryshme, një modem, një
përshtatës për rrjete lokale ose një hard disk.
Plug in Program software që mund të integrohet në një aplikim më të madh
për t’i dhënë funksione të mëtejshme. Për shembull në browserat mund të
futen plug in për të ekzekutuar file (përgjithësisht animacione) që
përkundrazi nuk do të mund të njiheshin nga browseri.
Plug 'n' Play Sistem që i lejon një PC të autokonfigurohet për të njohur
dhe për të përdorur menjëherë komponente hardware të lidhur ose
ndryshuar përgjatë funksionimit. Është e mundur të lidhësh me
kompiuterin një monitor tjetër, një printer apo një modem pa e
konfiguruar në sistemin operativ.
POP Akronim i Point Of Presence. Pikë hyrje në rrjet për tu lidhur me koston e një telefonate urbane.
POP3 Versioni 3 (ajo e tashme) e standartit Post Office Protocol.
Protokoll (shih) për server (shih) në Internet që merr, memorizon dhe
transmeton postë elektronike dhe për klient (shih) mbi PC që lidhen me
serverin për të shkarkuar dhe të dërguar postë elektronike.
Portal Web site që ofron një gamë të gjerë shërbimesh: informacion,
zbavitje, kërkim në Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web
personale.
PPP Akronim i Point-to-Point Protocol. Protokoll (shih) për transferimin
e të dhënave për të kryer lidhje telefonike, për shembull mes një
kompiuteri dhe Internetit. PPP-ja ofron, në krahasim me protokolle të
ngjashëm, një mbrojtje më të madhe për sa i përket sigurisë dhe ruajtjes
së të dhënave përballë një trafiku më të lartë. Nga anglishtja
protokoll pikë më pikë.
Protokoll Bashkësi rregullash standarte që lejojnë transferimin, marrjen dhe njohjen e informacioneve mes makinave.
Provider Shih ISP
Q
Qafë shisheje Shprehje që tregon limitet e kapacitetit të një sistemi në
drejtimin e trafikut të të dhënave në kushte ngarkese të lartë.
Query Bashkësi instruksionesh për të nxjerrë të dhëna nga një database dhe për prezantimin e vet atyre për përdorim.
R
RAS Akronim i Remote Access Service. Software i Windows që lejon të
arrish një hyrje remote në një kompiuter të lidhur në rrjet, dhe nga ai
të lidhesh me Internetin, nëpërmjet modemit.
Rrjet shih "Network".
Robot Në botën e World Wide Web, janë gjëra të kuptuara përgjithësisht
si programme që përshkruajnë të gjithë rrjetin në kërkim të
informacioneve për t’i indeksuar në një motor kërkimi ose për të gjetur
gabime në web-site-et.
Router Përgjatë një rrjeti komunikimi, dispozitiv që merr një paketë të
dhënash dhe e dërgon në makinën pasuese përgjatë rrugës së dorëzimit. I
përkthyeshëm me termin “rrugëzues”.
S
Serial Modalitet transmetimi të të dhënave në mënyrë sekuenciale mbi një linjë të vetme transmetimi.
Server Kompiuteri që përmban informacionin e nevojshëm për përdoruesit e
quajtur klient. Komunikimi arrihet me kërkesën e një shërbimi nga ana e
klientit dhe realizimin si vijim të detyrës nga ana e serverit.
SGML Akronim i Standard Generalized MarkUp Language. Gjuhë e përdorur
për përshkrimin e gjuhëve të tjera strukturore të bazuara mbi kode për
krijimin e dokumentave. Gjuha HTML, për shembull, përcaktohet
(definohet) nëpërmjet SGML.
Shareware Software i mbuluar nga copyright, i shpërndarë mbi bazë të një
prove para blerjes. Pas një farë periudhe kohe, kush dëshiron të
vazhdojë të përdorë programin ftohet të paguajë për të marrë një version
përfundimtar të atij programi (jo më “trial” apo “evaluation”).
SMTP Akronim i Simple Mail Transfer Protocol. Pjesë e TCP/IP (shih) për
dërgim të mesazheve nga një kalkulator në një tjetër në një rrjet. I
përdorur në Internet për të rrugëzuar postën elektronike.
T
TCP/IP (Protokoll) Akronim i Transmission Control Protocol/Internet
Protocol. Protokoll për komunikimet mes kalkulatorëve. Është bërë
standarti i faktit për transmetimin e të dhënave brenda rrjeteve,
përfshi Internetin.
Telnet Protokoll që lejon të lidhesh dhe të punosh nga një kompiuter
remot. Duke u lidhur me një sistem tjetër, përdoruesit mund të kenë
hyrje në shërbimet e Internetit që mund të mos jenë të disponueshme në
kompiuterin e tyre.
U
Upload Të kopjosh dhe/ose të dërgosh një file nga kompiuteri yt në një sistem remot.
URL Akronim i Uniform (ose Universal) Resource Locator. Identifikues
universal i burimeve, metodë standart për të komunikuar me një server në
rrjet dhe t’i japësh adresa për të arritur një faqe Web ose komanda
(ftp).
User name Identifikues me të cilin hyn në burimet (përgjithësisht të një
rrjeti). Së bashku me passwordin përfaqësojnë kredencialet të një
përdoruesi, me bashkimin e të cilave përdoruesi njihet nga sistemi.
USB Akronim i Universal Serial Bus. Metodë lidhjeje seriale për të
lidhur periferike me një kompiuter. Standarti USB mund të lidhë me PC-në
deri në 127 periferike (CD-ROM të jashtëm, printera, modem, mouse dhe
tastiera) nëpërmjet një porte të vetme të përbashkët. Kjo është e mundur
duke i lidhur gërshet periferiket.
UserID Shih user name.
V
VGA Akronim i Video Graphics Adapter. Standart për interface-in video.
VPN Akronim i Virtual Private Network, rrjet privat virtual. Bashkësi
nyjesh në një rrjet publik si Internet që shkëmbejnë të dhëna mes tyre
duke përdorur një teknologji mbrojtjeje nga përgjime të mundshme nga ana
e përdoruesve të pa autorizuar, sikur nyjet të ishin të lidhura
nëpërmjet linjave private.
W
WAP Akronim i Wireless Application Protocol. Protokoll i konceptimit të
ri që lejon hyrjen në Internet nëpërmjet telefonit celular.
WebTV Sistem hyrjeje në World Wide Web dhe vizualizimi i faqeve Web në
ekran televiziv nëpërmjet set-top box, kit i nevojshëm për të marrë dhe
shkëmbyer të dhëna që përmban brënda edhe modem.
WWW Akronim i World Wide Web. Rrjet botëror i strukturimit të
informacionit dhe i burimeve në modalitetin hipertekstual. Nëpërmjet
përdorimit të protokolleve të ndryshëm, dhe përgjithësisht të gjuhës
html lejon vizualizimin e pamjeve, filmimeve e zërave. Shërbim i krijuar
nga CERN-i i Gjenevës. Kuptimi fjalë për fjalë: “rrjetë merimange
botërore”.
0 comments: