Hakeri demonstron rrëmbimin e aeroplanit duke përdorur telefonin Android

Hack ka mbajtur një konferencë këtë javë për sa i përket kutisë së sigurisë, dhe një nga pikat ishte shumë interesante. Hugo Teso, një profesionist sigurie si dhe një pilot i licensuar demonstroi se si mund të vjedhësh një aeroplan duke mos përdorur asgjë tjetër, por vetëm një pajisje Android.
Rezulton se dy gjërat më të rëndësishme të sistemit të aviacionit- Automated Dependent Surveillance-Broadcast (ADS-B) dhe Aircraft Communications Addressing and Reporting System (ACARS) janë të pakodifikuara dhe jo autentike, duke lejuar që çdonjëri me mjetet e duhura dhe me pak njohuri të futet në sistemin e rrëmbimit me lehtësi.
Teso duke marrë pjesë në eBay për “kodin softuerik aktual të fluturimit,” që përdoret për trajnimin e pilotëve si dhe për kapjen e sinjaleve radiofonike. Gjatë demonstrimit Teso ndryshoi kodin e vërtetë të avionit, duke kërkuar për dobësitë e një flote virtuale ajrore. Me anë të një aplikimi Android të quajtur PlaneSPloit, Teso ishte në gjendje të kontrollojë drejtimin e avionit Beoeing për aq kohë sa ishte në gjendje automatike.
Duke qenë se Teso është marrë 11 vjet me industrinë e IT dhe 12 vjet me trajnimin dhe licensimin në pilotimin komercial, kombinimi i këtyre dy eksperiencave kanë bërë të mundur të mësojë publikun në lidhje me sigurinë e aviacionit.

0 comments: