
Pas botimit të parë të fjalorit elektronik të gjuhës shqipe, Drejtori i
Qendrës Albanologjike, Ardjan Marashi, jep lajmin për përshtatjen e
kësaj kopje edhe në formatin celularë.
Më anë të kësaj synohet aksesi dhe përdorimi i fjalorit nga nxënësit,
studentët, pedagogët, në mënyrë sa më praktike dhe të bëhët pjesë e
jetës së përditshme për ta përvetësuar sa më mirë atë sipas standarit të
duhur.
Fjalori elektronik është i mbështetur në “Fjalorin e Gjuhës shqipe”, të
vitit 2006, të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, me rreth 48 000
fjalë dhe 5 000 njësi frazeologjike por sipas drejtorit Marashi ka ende
shumë punë për të përvetësuar.
Fjalori elektronik është i pasuruar edhe me shqiptimin e fjalëve dhe
njësive frazeologjike të përfshira në të. Ai është produkti i parë i
cili del para përdoruesit dhe për të gjithë mjedisin gjuhësor në trojet
mbarëshqiptare me disa prurje të reja.
0 comments: