Si të ruajmë baterine e Telefonit?


- Uleni ndriçimin e ekranit deri në masën kur nuk ju bezdis dhe nuk bëhet shumë i errët.

- Opsionin e errësimit të ekranit vendoseni në rreth 15 sekonda, në vend të 1 minute që është automatikisht.

- Mbylleni Bluetooth-in. Ky veprim bën që bateria të zgjasë rreth një orë më tepër.

- Çaktivizoni "check-ins" automatike nëpër rrjetet sociale, pasi ato aktivizojnë GPS-in dhe konsumojnë bateri.

- Evitoni programet e quajtura "task killers", të cilat mbyllin me forcë aplikacionet që përdorni. Ndonjëherë ato harxhojnë më tepër bateri se sa e ruajnë atë.

- Çaktivizoni njoftimet që ju vijnë nga rrjetet sociale. Fotot e fundit nga Instagram-i mund të presin edhe disa orë, pasi t’i kontrolloni të gjitha njëherësh.


0 comments: