Microsoft gati per Smart Watch-in e tij


Microsoft po planifikon të nxjerrë në treg  smartwatch-in e tij, një monitor i vogël touch prej 1.5 polësh, që do të mbahet tek kyçi i dorës. Sipas “Wall Street Journal”, kompania e Bill Gates u ka porositur ndërmarrjeve aziatike përbërësit për një aparat elektronik të ngjashëm me një orë dore.

 Për disa persona ky lajm është vetëm një gjysmë-risi, pasi që prej vitit 2008,Microsoft kishte zhvilluar teknologjinë SPOT,  Smart Person Object  Technology, që u mundësonte objekteve të ndryshme elektroshtëpiake të lidheshin përmes radios me MSN Direct, ose përmes kabllit të kompjuterit, për të marrë informacione mbi motin, trafikun dhe bursën.

Rrjete Kompjuterike (Computer Networks)

0 comments: