Brenda 2013 Android pritet të dominoj tregun Mobile


Sipas studimit të fundit të IDC për vitin 2013, sistemi operativ Android do t’ia kalojë iOS-it të Apple përsa i përket tregut të tabletëve gjatë këtij viti, ndërkohë që tabletët me ekran të vogël po kthehen në trendin e momentit.
“Kalimi drejt ekraneve të vogla e së bashku me to edhe çmimeve më të ulta do të jetë arsyeja kryesore pse Android do t’i marrë vendin dominues iOS,” u shpreh kompania.
Sipas IDC, tabletët e llogaritur për shitje gjatë vitit 2013 do të kenë një rritje me 11%, ndërkohë që tabletët më të preferuar janë ata me ekran 8 inç ose më të vogël se aq.
Apple konkurron në këtë garë me iPad Mini-n që prezantoi disa muaj më parë, i cili sipas vlerësimeve të fundit po shitet jashtëzakonisht mirë dhe thuhet se Apple po redukton numrin e iPad-it origjinal dhe po rrit atë të iPad Mini-t, i cili ka kërkesa më të larta.
Megjithatë, duket se çmimi do të jetë një element kyç në ndryshimin e përqindjes së tregut të tabletëve dhe sistemeve të tyre operative. Apple është kritikuar lidhur me çmimin e iPad Mini-t, i cili fillon nga 329 $. Nga ana tjetër, Google Nexus 7 shitet për 199 $.
tablet_share
Sipas IDC, kjo është hera e parë që Android pritet t’ia kalojë iOS në tregun e tabletëve. Tabletët me Andoid pritet të përbëjnë 48.8% të pajisjeve të dërguara për shitje, duke kaluar 46% që vlerësohet se do të jetë për iOS.
Gjate vitit 2012, IDC vlerësoi përqindjen e tregut të tabletëve Android në 42.7% dhe iOS në 53.8%. Nëse ky ndryshim do të ndodhë vërtet, atëherë Apple do të pësojë një rënie prej 8%, ndërsa Android do të shohë një rritje prej 6%.


0 comments: